Aktualitet

Emri/ I vunë lëndë eksplozive në makinë, ndërron jetë në spital 27 vjeçari

Shkruar nga Liberale
Emri/ I vunë lëndë eksplozive në makinë, ndërron

Aleksandër Sadikaj është 27 vjeçari, i cili është ndarë nga jeta në spital pas shpërthimit të "Benz-it" në afërsi të TEG-ut. Sipas policisë, dyshohet se makinës i është vendosur lëndë eksplozive.

“Më datë 11.06.2022, në orën 13:35, në afërsi të TEG-ut, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. S., 27 vjeç, ka shpërthyer, dyshohet nga lëndë eksplozive. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore”, njoftoi policia më herët, ndërsa thekson se, në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe ekipi antieksploziv i RENEA-s.

Mësohet se, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH