Aktualitet

Emri/ Digjet makina e bashkëshortit të gjyqtares së shkarkuar nga vettingu

Shkruar nga Liberale
Emri/ Digjet makina e bashkëshortit të gjyqtares së shkarkuar nga

Një makinë është djegur gjatë natës në Saranda. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:40 në lagjen nr.1 në vendin e quajtur “Rruga 4”.

Mësohet se mjeti i djegur është në pronësi të shtetit shtetasit Edmond Duka, i cili ka punuar në IMT-në e Sarandës.

Ndërkohë që mësohet se është bashkëshorti i ish-gjyqtares së shkarkuar nga vettingu, Nevrie Duka.

Nga të dhënat hetimore rezulton, se zjarri në mjetin tip ‘Mercedes-Benz ML’ me targe AA410IY është i qëllimshëm.

“Kanë qenë banorë të zonës që kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësen. Ndërhyrja ka shpëtuar djegien totale të mjetit. Si pasojë e flakëve ka marrë zjarr edhe një automjet i parkuar para Benzit, konkretisht mjeti Honda me targa zvicerane”, shkruan BW.

Burimi: BW

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH