Aktualitet

EMRI/ 40-vjeçari shqiptar gjendet pas një jave nën rrënojat e makinës, dyshimet e policisë

Shkruar nga Liberale
EMRI/ 40-vjeçari shqiptar gjendet pas një jave nën

Trupi i pajetë i shqiptarit u gjet pas një jave. Ai kishte qëndruar nën rrënojat e makinës së tij për 7 ditë. Shoferi humbi kontrollin e makinës gjatë natës dhe u përplas në trafik-ndarësen e autostradës, duke përfunduar më tej në një zonë të gjelbëruar dhe me pemë.

Sejdi Sejdiu, 40 vjeç, ishte duke udhëtuar me një Astra  kur doli nga autostrada, ndoshta pasi kishte devijuar për të shmangur një dre ose e kishte zënë gjumi, thuhet në raportin e policisë.

Pasi u largua nga karrexhata drejt veriut midis Banbury dhe Gaydon, Britani e Madhe, ai u përplas në zonën e gjelbër të rezervuarit qendror.

Sejdiu, baba i një fëmije, u gjet vetëm një javë më vonë, më 12 prill të vitit të kaluar, kur një oficer policie jashtë detyrës vuri re rrënojat e makinës të varura midis pemëve.

Kryeinspektori Aiden Donohoe po kalonte në vendin e ngjarjes me një shpejtësi prej 5 km në orë, i bllokuar nga një tjetër përplasje. Ai tha se nuk do të kishte "asnjë shans" për të parë makinën e aksidentuar të shqiptarit, nëse do të udhëtonte me shpejtësi normale në autostradë. Kryeinspektori Donohoe thirri oficerët e trafikut në vendngjarje, ku edhe gjetën shqiptarin të vdekur në makinë. Oficeri Brian Perry, i cili ishte gjithashtu i pranishëm, tha se pasi hyra në rezervuarin e pyllëzuar, “Nuk mund ta shihja automjetin derisa iu afrova.”

Policia ishte në gjendje të përcaktonte kohën e përplasjes rreth orës 4:30 të mëngjesit të 5 prillit, pasi Astra e tij ishte kapur në kamera përgjatë autostradës atë mëngjes herët. Mjeku gjyqësor Nicholas Graham tha se "edhe nëse zbulimi do të ishte bërë para kohës së aksidentit, nuk mund të kishte pasur ndonjë ndryshim në rezultatin tragjik". Gjykata dëgjoi se Sejdiu, i cili jetonte në Maida Vale, në perëndim të Londrës, vdiq nga lëndimet e shumta në përputhje me një aksident rrugor.

Sipas gjykatës së Oksfordit, ai kishte marrë kokainë para aksidentit, gjë që mund të ketë dëmtuar aftësinë e tij për të drejtuar makinën. Hetuesi Siobhan O'Connell tha se dyshimet janë që shqiptari të ketë frenuar dhe devijuar pasi mund t’i ketë dalë para ndonjë kafshë e egër pylli, si dre.

Gjurmët shpjegoi hetuesi tregojnë se makina kishte devijuar para aksidentit, ose doli jashtë kontrollit nga rruga. Ai tha se nuk kishte përfshirje të palës së tretë ose një defekti në automjet përpara përplasjes dhe gjithashtu nuk kishte dëshmitarë të përplasjes, as prova se përplasja ishte e qëllimshme.

Më herët, gjykata dëgjoi motrën e Sejdiut, Elvira Lee, e cila tha se familja nuk e dinte pse Sejdiu po udhëtonte pranë Banbury. Ajo i tha gjykatës se vëllai i saj – pas divorcit në vitin 2015, ishte zhytur në depresion dhe e la atë të paaftë për të siguruar aksesin me vajzën e tij të vogël. Në kohën e vdekjes së tij, edhe Astra ishte raportuar e vjedhur sepse ai nuk e kishte kthyer atë në fund të periudhës së qirasë, tha gjykata.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH