Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia pasi vinte baste nëpërmjet celularit.
Sipas BW, shtetasi Xhevahir Kurti u kap nga shërbimet e Policisë, në lokalin ku punonte, duke vënë baste sportive me anë të një aparati celular, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu është proceduar edhe pronari i lokalit Mehmet Sallaku.
Policia bën me dije se është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, aparati celulari që përdorej për kryerjen e kësaj veprimtarie të paligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.