Aktualitet

Emrat/ Kush janë të plagosurit e atentatit në Durrës

Shkruar nga Liberale
Emrat/ Kush janë të plagosurit e atentatit në Durrës

Një atentat mafioz iu bë ditën e sotme prokurorit Arjan Ndoj në Mbikalimin e Shkozetit në Durrës.

Nga ky atentat mbeti i plagosur prokurori dhe dy persona të tjerë të cilët ndodheshin brenda në makinë. Mësohet se të plagosurit janë Aleksandër Laho dhe Andi Maloku.

Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar në spitalin e Trumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Ndërkohë, policia në njoftimin zyrtar të saj është shprehur se policia po ushtron kontrolle në zonën e ngjarjes si dhe po punon për kapjen e autorëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH