Sport

E rëndë në MotoGP, Bagnaia rrëzohet në pistë, motori tjetër i kalon përsipër

Shkruar nga Liberale
E rëndë në MotoGP, Bagnaia rrëzohet në pistë,

Piloti kryesues i MotoGP, Francesco Bagnaia pësoi një aksident të frikshëm në pistën e Katalonjas në Çmimin e madh të Spanjës.

Bagnaia u rrëzua në pistë, ndërsa një KTM e Brad Binder i kaloi përsipër. Ky i fundit, në përpjekje për ta shmangur, i kaloi sipër këmbëve.

Gara u ndërpre menjëherë, pasi në këtë në aksident u përfshinë edhe disa motorë të tjerë.

Bagnaia ishte i vetëdijshëm gjatë gjithë kohës, ndërsa u transmetua në spital për kontrolle të specializuara dhe mësohet se  gjendja e tij është më mirë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH