Një adoloshente me emrin, Sadie Tessmer vuante nga alergjia ndaj ujit. Ajo vinte re se diçka e çuditshme ndodhte sa herë bënte dush.
Lëkura bëhej e kuqe por nëna e saj mendonte se uji ishte shumë i nxehtë. Dhe çdo kontakt me ujin, qoftë edhe me lotët e saj, i shkakton dhimbje të padurueshme. Pas një vizite te dermatologu, ajo u diagnostikua me alergjinë që besohet se prek vetëm 50 deri në 100 njerëz në botë.
“Ndjeva sikur dikush po më hidhte benzinë dhe po më vinte flakën. Skuqesha dhe ndihesha sikur po digjesha sa herë që bëj dush, laja duart ose djersitesha. Nuk e duroj dot çdo gjë që po ndodh, filloj të qaj dhe kjo e bën edhe më keq situatën time sepse jam alergjike ndaj lotëve të mi”, tha ajo.