Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj në një postim në "Facebook" shkruan se dy ditë më parë ka denoncuar tenderin korruptiv mbi 21 milionë euro për blerjen e karburantit për të gjitha institucionet shtetërore, për tre vitet e ardhshme.
Sipas tij ishte një tender pa garë, me fitues të paracaktuar, me një çmim më të lartë se çmimi i pakicës.
Ndërsa thekson se "dje, Ministria e Brendshme lëshoi një komunikatë qesharake dhe gënjeu duke thënë se çmimi i blerjes nuk është 177,1 lekë për litër, sa denoncova unë, por 170 lekë për litër."
"Po edhe sikur të marrim çmimin e gënjeshtërt të ministrisë, 170 lekë për litër, sot nafta me pakicë shitet me 158-168 lekë për litër (fotot janë bërë sot në mëngjes)", shkruan ai.
Postimi i Agron Shehajt:
Dy ditë më parë denoncova tenderin korruptiv mbi 21 milionë euro për blerjen e karburantit për të gjitha institucionet shtetërore, për tre vitet e ardhshme. Ishte një tender pa garë, me fitues të paracaktuar, me një çmim më të lartë se çmimi i pakicës!
Dje, Ministria e Brendshme lëshoi një komunikatë qesharake (https://drive.google.com/…/1FREVxNIXN0PJ0ihf3ryOIqOFd…/vieë…) dhe gënjeu duke thënë se çmimi i blerjes nuk është 177,1 lekë për litër, sa denoncova unë, por 170 lekë për litër.
Po edhe sikur të marrim çmimin e gënjeshtërt të ministrisë, 170 lekë për litër, sot nafta me pakicë shitet me 158-168 lekë për litër (fotot janë bërë sot në mëngjes).
Vetëm një qeveri e korruptuar dhe e kapur mund të blejë miliona litra karburant me një çmim shumice më të shtrenjtë se çmimi i pakicës i pompave të karburantit.
Vjedhje dhe korrupsion që duhet të hetohet menjëherë. /Gazeta Liberale