Showbiz

"Doktori" i Fiks Fare: Kur më hoqën nga ekrani pësova ishemi celebrale

Shkruar nga Liberale
"Doktori" i Fiks Fare: Kur më hoqën nga ekrani pësova

Genti Pjetri i njohur si “Doktori” i emisionit “Fiks Fare”, ka rrëfyer momentin kur u shkëput nga emisioni.

Në një intervistë për emisionin “Të Harruarit” në Syri Tv, Genti ka treguar se thashethemet dhe ironitë brenda “Top Channel” kishin goditur rëndë shëndetin e tij, duke shtuar se pas heqjes nga puna kaloi në ishemi cerebrale.

“Nuk është se u shkëputa nga “Fiks Fare”, por unë u bëra armiku i vetes sepse më pëlqente ta pija një gotë raki, por jo ta teproja. Por ja që kur shkoja në punë gjeja një shprehje që thoshin... dhe aty e tejkalova sepse nuk e duroja më atë lloj shprehje. S'ja vlen të flas shumë sepse personi, që e ka bërë atë muhabet e di shumë mirë atë muhabet dhe ai e di. Kur ta shohin le të flasin. E dua shumë…  E për të mos luajtur mendsh e mos të kaloja në depresion detyrohesha të pija pak  më shumë seç duhet. Kjo nuk është zgjidhje, nuk është e drejtë, por kam heq e kam vujt, si shumë të tjerë. Ama di të them vetëm diçka... në qoftëse do të dënosh një aktor, hiqe nga skena. Në momentin që mua më hoqën nga ekrani unë kalova në ishemi cerebrale”, rrëfeu Pjetri.

Poll
SHQIPENGLISH