Aktualitet

"Europa është dinake", Ceka: Ditën që do hyjmë në BE do pendohemi

Shkruar nga Liberale
"Europa është dinake", Ceka: Ditën që do

Politikani dhe studiuesi Neritan Ceka thotë se ditën që do të hyjmë në BE, do të pendohemi. Sipas Cekës, kemi një Evropë shumë dinake, dhe vendi ynë do ta pësojë nëse futemi në BE, përsa kohë shton ai, ekonomia shqiptare është e papërgatitur.

“Unë gjithmonë e më shumë po bëhem euro skeptikë. E kam thënë dhe do ta them. Ditën që do të hyjmë në Evropë ne do të pendohemi, që nga kafja që do bëhet 1 euro. Ne nuk jemi të përgatitur dhe do të shkojmë si cjapi te kasapi me këtë strukturë dhe ekonomi që kemi.

Atje është kompetitive Evropa nuk është një hotel që shkon dhe nuk paguan. Ne nuk jemi përgatitur Kemi një klasë politike kompladore, një ekonomi kompladore. Jemi gati të shesim çdo gjë dhe mos te fusim gjë, dhe kemi një Evropë shumë dinake në institucionet e saj”, tha Ceka në emisionin “360 Gradë” në Ora News.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH