Aktualitet

Dhunuan për vdekje 56-vjeçarin, policia jep detaje: Ja të arrestuarit

Shkruar nga Liberale
Dhunuan për vdekje 56-vjeçarin, policia jep detaje: Ja të

Policia e Vlorës ka zbardhur vdekjen e një personi pasditen e të dielës, duke sqaruar se ishte vrasje.

Personi i cili ka humbur jetën është dhunuar nga dy persona, pas një konflikti në lagjen “1 Maji” të

qytetit bregdetar.

“Policia ka arrestuar në flagrancë për veprën penale “Vrasje me dashje” kryer në bashkëpunim të shtetasve: A.H., 48 vjeç, banues në Vlorë, N.H., 57 vjeç, banues në Vlorë, A.H., 56 vjeç, banues në Vlorë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në lagjen “1 Maji”, gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur fizikisht shtetasin S.M., 56 vjeç, për pasojë ka gjetur vdekjen”, sqaron policia sot.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë dje: 

Katër persona janë konfliktuar mes tyre, për motive të çastit ndëraa dyshoeht se 50 vjecari Stavri Mino, është rrëzuar dhe ka përplasur pjesën e pasme të kokës, çka ka rezultuar fatale.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20, në zonën pranë kabinave të Plazhit të Vjetër, ku dyshohet se pas një konflikti midis disa personave, njëri prej tyre ka rënë në tokë pa ndjenja.

Pas mbërritjes së shërbimit të ambulancës dyshohet se 50 vjeçari Stavro Mino, ka ndërruar jetë.

Nga kqyrja paraprake viktima nuk ka shenja dhune të dukshme, megjithatë po punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar 3 shtetas; A.M, A.H dhe N.H., si autorët kryesorë të përfshirë në konflikt, me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme hetimore. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH