Aktualitet

Dhunuan dhe hodhën në rezervuar të riun/ Identifikohen autorë

Shkruar nga Liberale
Dhunuan dhe hodhën në rezervuar të riun/ Identifikohen

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vdekjen e 25-vjeçarit Fridman Xhaferraj, i cili u gjet i mbytur në një rezervuar në Korçë. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se janë identifikuar autorët, të cilët dyshohet se kanë kryer vrasjen, ndërsa mësohet se ka qenë më shumë se një person.

Po sipas burimeve thuhet se Xhaferraj ka qenë i shoqëruar me disa persona, ndërsa dyshohet se është vrarë më tepër se një javë më parë. Kur është nxjerrë nga rezervuari, ai është gjetur me duart e lidhura. Pista kryesore e hetimit është ajo për prishje pazaresh.

Viktima, Fridman Xhaferraj, ishte akuzuar për djegien me qëllim të 3 makinave në afërsi të një qendre tregtare në Lushnjë. Pas arrestimit, ai u lirua nga qelitë e paraburgimit dhe më 21 maj të këtij viti u vendos në arrest shtëpie. Por, ndërsa ngjarja në pamje të parë u duk si aksidentale apo u dyshua edhe për një vetëvrasje të mundshme, këqyrja e kufomës ngriti të tjera dyshime.

 

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH