Aktualitet

Dhoma Amerikane publikoi indeksin vjetor të 2019, reagon PAA

Shkruar nga Liberale
Dhoma Amerikane publikoi indeksin vjetor të 2019, reagon PAA

Partia Agrare Ambientaliste ka reaguar përmes një deklarate shpërndarë mediave pas publikimit të indeksit vjetor të vitit 2019 i prezantuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.

“Botimi sot i indeksit vjetor të vitit 2019 i prezantuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë konkludon se ambienti i biznesit është në pikën më të keqe gjatë 8 viteve të qeverisë Rama. Ky përkeqësim është një pengesë reale për biznesin dhe përballjen e tij me kostot e pandemisë.” thuhet ne deklaratë.

PAA vlerëson se sipas këtij Indeksi është dyfishuar numri i anëtarëve të këtij DHAT që mendojnë se në Shqipëri ka një klimë të pafavorshme biznesi si rezultat i monopoleve të krijuara, tregtisë së pandershme, klimës politike si dhe vështirësisë në gjetjen e stafit të kualifikuar.

“Partia Agrare Ambientaliste thekson se është prioritet i rëndësishëm për daljen nga kriza lehtësimi i çdo investimi vendas dhe i huaj në çdo sektor të ekonomisë dhe në çdo zonë të Shqipërisë. Në kohë pandemie paqartësitë dhe pasiguritë janë një taksë shumë e rëndë. Është koha për moratorium fiskal që nënkupton bllokim të rritjeve direkte ose indirekte të taksave e tarifave si dhe Lehtësim maksimal të proçedurave dhe kostove respektive.”përfundon deklarata.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH