Aktualitet

Detaje të reja nga ngjarja në "Don Bosko", kush ishte shënjestra e atentatit 

Shkruar nga Liberale
Detaje të reja nga ngjarja në "Don Bosko", kush ishte

Zbulohen detaje të reja në lidhje me atentatin në “Don Bosko”, ku mbeti i vrarë Erion Çela dhe u plagosen katër persona.

Sipas burimeve, dyshohet se objektiv i atentatit ishte daja i viktimës, Edmond Crroj, i akuzuar në Itali për trafik drogë. Por nuk përjashtohen as nipërit e tij, pasi ka dyshime të forta se autorët e kanë ndjekur 41-vjeçarin dhe kanë pritur momentin kur ky i fundit të ishte së bashku me dy vëllezërit Çela, shkruan Vizion Plus.

Nga breshëria e kallashnikovit mbetën të plagosur edhe miku i Crroit 46-vjeçari Arben Dani si dhe Azbi Selimaj, 19 vjeç, i cili ishte klient i ulur në tavolinën ngjitur dhe nuk ka asnjë lidhje me të përfshirët e tjerë në ngjarje. Dani kishte ardhur nga Durrësi për të takuar Edmond Crroj.

Katër të plagosurit, Blerim Çela, Azbi Selimaj, Arben Dani dhe Edmond Crroj janë jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Traumës. Në vendngjarje, policia nuk ka gjetur asnjë gëzhojë. Të gjitha kanë mbetur në makinën e autorëve.

Policia ka marrë në pyetje dy nga katër të plagosurit, që ndodhen në Spitalin e Traumës. Dëshmia e Arben Danit dhe Azbi Selimajt nuk i ka ndihmuar hetuesit për të identifikuar autorët. Ata kanë thënë se nuk kanë mundur të shohin asgjë kur janë përballur me breshërinë e plumbave.

Tre autorët e dyshuar kanë ardhur nga spitali i Traumës drejt lokalit me një makinë tip “Mercedez Benz E-Class” me targa “AA 125 UK”, të vjedhura në Tiranë. Ata kanë qëlluar nga makina në lëvizje me breshëri kallashnikovi në drejtim të tavolinës ku ishte ulur Cela dhe personat e tjerë. Me pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH