Aktualitet

Detaje/ Sekuestrohen 70 mijë euro dhe makina 100 mijë euro (EMRI)

Shkruar nga Liberale

Në qytetin e Lushnjës, një ditë pas vrasjes së Besmir Hidës, policia ka sekuestruar 70 mijë euro dhe një makinë me vlerë 100 mijë euro shtetasit Julian Sula. Sekuestrimi është bërë pasi dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

Njoftimi i policisë

“Në kuadër të luftës kundër informalitetit dhe pastrimit të parave, gjurmimit dhe identifikimit të aseteve që janë përfituar nga veprimtari kriminale, pas informacioneve të mara në rrugë operative se shtetasi J. S merrej me aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve dhe krimeve kundër personit, nga strukturat e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier u ushtrua kontroll në banesën e tij, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 70 000 euro dhe 1 automjet me vlerë rreth 100 000 euro.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” për shtetasin J. S., 39 vjeç, banues në Lushnjë. Vijojnë hetimet dhe verifikimet për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtij shtetasi dhe personave të lidhur me të”- thekson policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH