Aktualitet

Detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Shkodër, u qëllua me 4 plumba

Shkruar nga Liberale
Detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Shkodër, u qëllua me 4

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 43-vjeçarit në ë fshatin Sume të Dukagjinit në Shkodër.

Gjergj Krygja jetonte në Shkodër, por kishte shkuar në fshat për të mbledhur zahiretë e dimrit.

Sipas burimev,e autorët kanë lëvizur me një mjet tip “Fuoristradë” në afërsi të banesës së 43-vjeçarit.

Ai është qëlluar me 4 plumba në momentin që ka dalë nga banesa në rrethana ende të paqarta.

Ngjarja është raportuar se ka ndodhur në orën 10:40 të paradites sotme, por policia ka mbërritur me vonesë për shkak të terrenit të thyer.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH