Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve në PD, është drejt finalizimit të punës për përzgjedhjen e kandidatëve. Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve ka caktuar edhe datat kur do të bëhet votimi për deputetët.
Votimi është menduar të bëhet çdo ditë në 1 qark dhe do të zgjasë rreth 2 javë. Anëtarët do të kënë mundësi të kontestojnë 1 kandisat ose të konfirmojnë listën në bllok.
Kalendari i votimeve
Qarku Kukës - 25 Shtator
Qarku Dibër - 26 Shtator
Qarku Gjirokastër - 27 Shtator
Qarku Berat - 28 Shtator
Qarku Shkodër - 30 Shtator
Qarku Lezhë - 1 Tetor
Qarku Durrës - 3 Tetor
Qarku Elbasan - 4 Tetor
Qarku Vlorë - 5 Tetor
Qarku Korçë - 7 Tetor
Qarku Fier - 8 Tetor
Qarku Tiranë - 10 Tetor
Kandidatët që shkojnë për votim janë rreth 400, nga 1000 që ishte numri i tyre në fazën e parë të vlerësimit. Ata u përzgjedhën nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, të cilët kanë shqyrtuar, fillimisht, kriteret formale. Pas mbylljes së procesit të votimit nga anëtarësia, Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve do të mblidhet sërish për të vlerësuar kandidatët mbi kriterin e performancës politike dhe maksimalizimin e votës. Vendimi përfundimtar i Komisionit do t’i shkojë për miratim Kryesisë së PD.