Globi

Deklarata e Vulin, Biserko: Testameti i tij për unifikimin e serbëve

Shkruar nga Liberale
Deklarata e Vulin, Biserko: Testameti i tij për unifikimin e serbëve

Ministri serb i Mbrojtjes Vulin lëshoi akuza dhe fyerje kundër shqiptarëve pas mbledhjes së dy qeverive në Tiranë të premten e kaluar duke sjellë edhe nota proteste nga dy vendet.

Sonja Biserko, nga komiteti serb i Helsinkit në një intervistë për emisionin “Ballkan” të gazetares Linda Karadaku tha se mesazhi është njëlloj testamenti i Vulin për unifikimin e serbëve.

“Kjo intervistë me Vulin, duket se do të jetë një ministër në largim, është nga ato që fliten gjithë kohën në median tonë. Ky mesazh është një lloj testamenti i Vulin, dhe mendoj se me të drejtë ngre shumë tension në rajon se cfarë nënkuptonte. Mesazhi është i fokusuar në objektivin e Serbisë, të që të unifikojë serbët në rajon, ai thotë se është detyrë e brezit të tij, që duhet vazhduar beteja për unifikim.

Ai (Vulin) thotë se ish-Jugosllavia e ka ndaluar procesin e unifikimit të serbëve dhe që të mbrojë të gjithë serbët në rajon. Serbia duhet të jetë ushtarakisht e fortë dhe prandaj duhet të vazhdojnë të ndërtojnë forcën ushtarake, dhe fjalia e lidhur me Shqipërinë është se Shqipëria e Madhe mund të ndalohet vetëm përmes unifikimit të serbëve. Ky është thelbi i mesazhit”, tha ajo.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH