Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se pavarësisht se Presidenti e paraqet si debat kushtetues, votimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese në thelb për të është një konflikt i pastër politik.
“Sot është momenti të dëshmojmë seriozitetin e vullnetin politik për ta bërë funksionale kushtetuesen. Duhet të bëjmë detyrën tonë, kandidatët që na ofrohen për votim janë dy zonja që i bëjnë nder gjykatës Kushtetuese. Kemi një debat me Presidentin, si përherë na paraqetitet si debat kushtetues po në thelb është konfliktik i pastër politik, që kur Presidenti e lexon kushtetutën politikisht e jo si garant i saj. Në rastin e kushtetueses duhet të çlirohet nga mentaliteti i konfliktit politik dhe të bashkëpunojë për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh Manja. /Gazeta Liberale