Departamenti Amerikan i Shtetit mbështet nisjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Deklarata vjen nga zëdhënësi i DASH, Ned Price, i cili nëpërmejt një postimi në Twitter, shprehet se SHBA është e angazhuar “për të demonstruar përkushtimin tonë në rrugën evropiane të aspirantëve”.
“Ne mbështesim hapjen e negociatave të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa vonesa. Ne jemi duke u angazhuar në nivelet më të larta të qeverisë për të demonstruar përkushtimin tonë në rrugët evropiane të aspirantëve“, thuhet në deklaratë.