Aktualitet

DASH autorizon largimin e personelit të ambasadës amerikane në Izrael

Shkruar nga Liberale
DASH autorizon largimin e personelit të ambasadës amerikane në

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) tha këtë të shtunë se ka autorizuar largimin e personelit jo të domosdoshëm të ambasadës amerikane në Jerusalem dhe degës së saj në Tel Aviv, si edhe familajrëve të punonjësve, për shkak të situatës së paparashikueshme të sigurisë në Izrael.

“Grupet terroriste, individë terroristë dhe ekstremistë të tjerë të dhunshëm vazhdojnë të komplotojnë për sulme të mundshme në Izrael, Bregun Perëndimor dhe Gaza”, thuhet në njoftimin e  DASH-it.

Ndërkohë, qeveria amerikane po inkurajon qytetarët e saj në Gaza, që të shkojnë në jug, në drejtim të pikëkalifimit kufitar Rafah, me Egjiptin, që të jenë gati për t’u larguar në rast rihapje të mundshme të saj.

Një zëdhënës i DASH-it vuri në dukje se nëse qytetarët amerikanë mendojnë se është e sigurt, ata duhet të afrohen drejt asaj pike të kufirit që të jenë gati për t’u larguar, pasi nëse vendkalimi hapet, mund të qëndrojë i hapur për një kohë të kufizuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH