Globi

Dalja nga karantina e Italisë, ja sa ka rënë numri i vitkimave

Shkruar nga Liberale
Dalja nga karantina e Italisë, ja sa ka rënë numri i vitkimave

Në Itali janë regjistruar 195 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke e çuar në mbi 29 000 numrin total të viktimave. Ndërkohë, rastet e reja me Covid-19 në vendin fqinj janë 1221.

Pas më shumë se dy muajsh karantinë, italianët filluan sot të dalin dhe të rinisin disa nga aktivitetet e munguara. Ata mund të dalin lirisht në rajonin e tyre, të vizitojnë të afërmit apo të shkojnë në parqe.

Sipas vlerësimeve më shumë se 4 milionë persona do të kenë mundësinë nga kjo e hënë të rikthehen në vendet e punës.

Kryeministri Conte iu bëri thirrje qytetarëve që të mos e shpërdorojnë progresin e arritur duke neglizhuar kontrollet e higjienës dhe duke lejuar infeksionet e reja. “Sot më shumë se kurrë, fati i kombit tonë është në duar tona”, u shpreh kreu i qeverisë.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH