Aktualitet

Përkujtohet në Borovë vrasja e 107 banorëve nga nazistët, gjermanët kërkojnë falje!

Shkruar nga Liberale

Përkujtohet në Borovë vrasja e 107 banorëve nga

82 vite më parë masakra më e madhe e nazistëve gjermanë kundër popullsisë civile shqiptare

Njëri nga divizionet gjermane dogji fshatin Borovë të Kolonjës duke vrarë 107 veta mes të cilëve shumë gra dhe fëmijë. Në këtë 82 vjetor të masakrës së Borovës, gjermani Ulrich Chilian tregon se kjo është e disata herë për të në Borovë, pasi ndjen të kërkojë falje edhe në emër të popullit të tij

Vij nga Gjermania është hera ime e 4-ët në Borovë, është faji i gjermanëve për këtë që ka ndodhur dhe në kujtim të viktimave vij për ti nderuar. Përpiqem të kërkoj falje në emër të popullit gjerman edhe pse është e vështirë, por tani ne jemi miq dhe do jemi miq përgjithmonë“, u shpreh Chilian.

Kryetari i bashkisë Kolonjë Erion Isai bën krahasimin e kësaj masakre me atë çka po përballet bota sot, ku për jetën e njeriut vendos njeriu dhe jo Zoti.

Viktimat e masakrës së Borovës kanë marrë titullin Dëshmorë të Atdheut ndërsa çdo 6 korrik, familjarë dhe zyrtarë përkujtojnë këtë masakër.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH