Autoritetet italiane vendosën kanë bërë publike pamjet e kamerave të sigurisë nga vrasja e dy policëve në ambientet e komisariatit të Triestes.
Alejandro Meran, i cili ishte arrestuar për grabitje, qëlloi për vdekje dy policët Matteo Demenego dhe Pierluigi Rotta.
Në video shihet ndërsa plagos rojen e turnit, e pastaj goditet edhe vetë, dhe tenton të largohet me vrap, madje arrin të dalë jashtë ku përpiqet të vjedhë një makinë
Ai më pas hap zjarr sërish kundër 7 agjentëve, përpara se të kuptojë që nuk ka rrugëdalje, e të dorëzohet.
Meran lëviz si i çmendur, dhe për këtë Prokuroria Publike njoftoi se do të kërkojë një ekzaminim psikiatrik të amerikano-jugorit i cili aktualisht është nxjerrë nga spitali e është dërguar në burgun “Ernesto Mari” në Trieste./Gazeta Liberale