Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë në Kombinat, ku u gjetën të pajeta në banesë nënë e bijë, ndërsa vajza tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Mësohet se të pajeta në banesë u gjetën Zhaneta Josifi 56-vjeç, dhe Anisa Josifi, 30-vjeç, ndërsa Blerta Josifi,34-vjeç, është dërguar në spital.
Ata ishin me origjinë nga Përmeti, ndërsa Zhaneta Josifi jetonte me dy vajzat e saj, pasi bashkëshorti i kishte ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa sipas policisë, paraprakisht dyshohet se nënë e bijë janë vetëflijuar