Polica, teksa ka ekzekutuar urdhër arrestet e të lëshuara nga Prokuroria e Sarandës, ka arrestuar Drejtorin e Urbanistikës në Bashkinë e Sarandës me inicialet P. Zh.
Gjithashtu, në pranga ka rënë shtetasja me incialet R. A., me profesion juriste në ASHK Sarandë, dhe shtetasi A. A., me profesion noter.
Ende nuk dihet se, për çfarë akuzohet zyrtarët bashkiakë. Sakaq bëhet me dije se arrestime janë kryer edhe në Kadastër.