Aktualitet

Covid-19/ Kalo: Drita fatmirësisht është shfaqur në fund të tunelit

Shkruar nga Liberale
Covid-19/ Kalo: Drita fatmirësisht është shfaqur në fund

Mjeku i njohur Tritan Kalo, i cili shpesh ka këshilluar për maat ndaj Covid-19, ka bërë një përshkrim të situatës dhe punës së tyre në Spitalin Infektiv. Në një postim në Facebook, Kalo iu përgjigjet edhe kritikave ndaj testime të popullsisë, teksa shkruan se këto debate do të vijojnë për sa kohë politika del mbi profesionalizmin.

Nga ana tjetër, Kalo thotë se po shihet dritë në fund të tunelit, teksa falenderon qytetarët për përgjegjshmërinë e treguar.

"Deri më tash shpresoj se kemi ecur përmes shtegut të duhur e të mirëtrasuar, sipas parashikimeve të bëra prej nesh….MASAT e mara për kufizimin e kontakteve, vetëizolimin, higjenën dhe ushqyerjen e duhur, tregojnë se jemi në udhë të mbarë….LIBERALIZIMI i tyre jo gradual DHE i pa shoqëruar me të tjera masa shtrënguese, është në mendimin tim i parakohshëm nisur edhe nga eksperienca të ngjashme në Japoni dhe në Korenë e Jugut, të cilat ishin kundraproduktive me rinisjen e një vale të dytë infektimesh….Po ashtu edhe në Kinë vetëm dje pas lirimit te masave në Wuhan pati 67 raste të reja si dhe dy të vdekur nga Covid-19…..DEBATI shterpë lidhur me numurin e testimeve mundet edhe të vijojë, për sa kohë Politika vijon të prevaloje mbi Profesionalizmin, kudo dhe për çdo gjë në këtë Demon-kracinë tonë shpesh andro-menopauzike…DRITA fatmirësisht është shfaqur në fund të tynelit…PËR sa kohë na duhet ende të ecim në të?!…Vështirë të thuhet saktësisht, por ditët më të vështira besoj se po i hedhim pas shpine….Bashkëqytetarë të këtij vendi, JU DUAM SHUMË….DURIMI e NDËRGJEGJËSIMI juaj, si dhe PUNA e PËRKUSHTIMI jonë kanë filluar të na shpërblehen…BASHKË NE DO JA DALIM MBANË!!!", shkruan Kalo./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH