Sport

Conference League/ Astana-Partizani, kompanitë e basteve sqarojnë diçka

Shkruar nga Liberale
Conference League/ Astana-Partizani, kompanitë e basteve sqarojnë

Astana – Partizani është sfida e parë e “Play_off” mes dy ekipeve që do të luajnë ditën e enjte, duke nisur që nga ora 16:00 me orën shqiptare. Një duel mjaft i rëndësishëm për kampionët e Shqipërisë që do të tentojnë fitoren për të qenë më afër grupeve të Conference League.

Shkalla e vështirësisë tashmë është rritur dhe Partizanit duhet të “djersisë” akoma më shumë për të bërë historinë në Europë. Edhe kompanitë e basteve këtë herë nuk janë në anën e demave. Për herë të parë në këto eliminatore të kuqtë e Zoran Zekic janë jofavoritë.

Fitorja e Astanës kuotohet me 1.63, kundrejt 4.6 që vlerësohet triumfi i Partizanit. Ndërkohë barazimi vlerësohet 3.8.

Liberale Newsroom

A është koha që të reformohet rrënjësisht sistemi arsimor dhe veçanërisht arsimi i lartë në vendin tonë?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH