Showbiz

Çmimin e Filmit Evropian 2023 e fiton “Anatomia e një rënieje”… mbi historinë e shkrimtares në kërkim të pafajësisë pas akuzave për vrasjen e të shoqit

Shkruar nga Liberale

Filmi tregon historinë e një shkrimtareje të suksesshme, të luajtur nga Sandra Hüller, e cila përpiqet të provojë pafajësinë e saj pasi akuzohet për vrasjen e të shoqit.

Drama e zhvilluar në sallën e gjyqit “Anatomy of a Fall” që do të thotë “Anatomia e një rënieje” e regjisorit francez Justine Triet fitoi çmimin për filmin më të mirë evropian të vitit, tha Akademia Evropiane e Filmit në një ceremoni mbajtur në Berlin.

“Anatomy of a Fall” më herët fitoi çmimin e skenarit më të mirë dhe gjithashtu një çmim për montazhin më të mirë. Triet fitoi çmimin për regjisorin më të mirë dhe Hüller-it iu dha çmimi për aktoren më të mirë 2023.

Aktori danez Mads Mikkelsen u shpall aktori më i mirë për interpretimin e tij në filmin “Bastards”.

Aktori gjerman Christian Friedel, i cili luajti komandantin e Aushvicit, Rudolf Höß në “The Zone of Interest” “Zona e interesit”, ishte ndër të nominuarit në kategori.

Akademia nderoi gjithashtu aktoren britanike Vanessa Redgrave me çmimin e karrierës.

Regjisori hungarez i filmit Béla Tarr (“Sátántangó”) mori Çmimin e Nderit të Presidentit dhe Bordit të Drejtorëve të Akademisë.

Regjisorja spanjolle Isabel Coixet (“Jeta sekrete e fjalëve”) u nderua për punën e saj në kinematografinë botërore.

Çmimet Evropiane të Filmit konsiderohen si një nga nderimet më prestigjioze në industri. Rreth 4 600 anëtarë të Akademisë Evropiane të Filmit votuan për fituesit në një sërë kategorish, si çmimet e Akademisë në SHBA.

Çmimet Evropiane të Filmit zakonisht jepen në mënyrë alternative në Berlin dhe qytete të tjera evropiane. Vitin e kaluar, çmimi për filmin më të mirë shkoi për satirën “Triangle of Sadness”, “Trekëndëshi i trishtimit”.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH