Letërsi

Çmimi Kadare: Ja 5 emrat finalistë. Të dielën shpallet fituesi

Shkruar nga Liberale
Çmimi Kadare: Ja 5 emrat finalistë. Të dielën shpallet

Arbër Ahmetaj, Ballsor Hoxha, Behar Jacaj, Gani Mehmetaj dhe Marcel Hila janë 5 autorët finalistë për Çmimin letrar “Kadare” 2021. Më 28 shkurt do të kurorëzohet  autori shqiptar fitues në gjininë e prozës, në edicionin e gjashtë të këtij konkursi.

Dorëshkrimet e paraqitura nga këta autorë në gjininë e romanit dhe të prozës së shkurtër, u veçuan mes 30 veprave të autorëve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora, të cilët u përfshinë në këtë konkurs.

Juria e kryesuar nga shkrimtari Preç Zogaj, ka në përbërje të saj profesorin e filozofisë Blerim Latifi, shkrimtarin Loer Kume, shkrimtarin Ermir Nika, si edhe studiuesen e letërsisë Genciana Abazi.

Kryetari i jurisë, shkrimtari Preç Zogaj bën me dije se veprat e paraqitura pohojnë fort dhe bindshëm një numër përfaqësues shkrimtarësh që gjakojnë letërsinë e mirë.” Nga dorëshkrimet e paraqitura, vihet re një tendencë që sa vjen e konsolidohet, sidomos nga autorët e rinj, për të shkruar letërsi që nuk njeh kufij gjeografikë apo konvencionalë.”, thotë Zogaj.

Ndërsa, për shkak të kushteve të pandemisë ndryshoi kalendari kohor i mbajtjes së këtij aktiviteti, procedura u ruajt e njëjta, si edhe qëllimi i tij për nxitjen e lëvrimit të prozës shqipe nga autorët shqiptarë brenda dhe jashtë kufirit.

Me një traditë të konsoliduar tashmë me 5 autorë fitues që prej vitit 2015 kur nisi, Çmimi “Kadare” është një konkurs letrar që ka në fokus letërsinë shqipe dhe nxitjen e mbështetjen e autorëve shqiptarë./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH