Ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme, Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit, Sali Berisha, i arrestuar mbrëmjen e së shtunës në aeroportin e Rinasit. Ky i fundit cili akuzohet për korrupsion dhe pastrim të veprës penale, për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Ai do të njihet me masën e sigurisë dhe do të merret sot për herë të parë në pyetje nga prokurorët e SPAK. Malltezi është parë teksa ka zbritur nga një furgon policie. Ndërkohë, pritet që në orën 13:30, të jepet verifikimi i masës së sigurisë, për çështjen e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Po ashtu Në gjykatë, mbërriti edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, i shoqëruar nga dy punonjës të policisë. Theksojmë se Sali Berisha dhe biznesmeni Fatmir Bekteshi janë janë vënë nën masën "detyrim paraqitje".