Aktualitet

Burri nxjerr gruan para ekranit, e akuzon publikisht për tradhti

Shkruar nga Liberale
Burri nxjerr gruan para ekranit, e akuzon publikisht për tradhti

Qerimi ka sjellë Hajrien, bashkëshorten e tij prej 48 vjetësh në “Shihemi në Gjyq” me akuzën se e ka  tradhtuar. 78-vjeçari thotë në “E diela shqiptare” në Tv Klan se  kjo përballje nuk është e lehtë, por sipas tij, Hajria është treguar e padenjë. Me lot në sy, Hajria i thotë se gjithçka ka qenë për të mos sjellë një konflikt për Qerimin apo fëmijët.

Qerim: Me keqardhje të madhe e them që të dal para fëmijëve dhe para opinionit publik në këtë moshë që jam, është gjë e rëndë për mua, por jam i detyruar dhe këtu unë kam sjellë gruan. Këto kohët e fundit  më ka tradhtuar! Në shumë raste është treguar…

Hajrie: Në kë rast të kam tradhtuar?

Qerim: Është treguar e pasjellshme, është treguar e padenjë karshi burrit. Pavarësisht se ne kemi një kohë të gjatë që jemi martuar, 48 vjet, ja erdhi radha që ne duhet të kritikojmë.

Eni Çobani: Po si erdhi radha zoti Qerim? 48 vjet martesë, na le pa fjalë të gjithëve. Ju 78 vjeç, zonja po në moshë, si është e mundur?

Qerim: Ja që qenka e mundur. Ne në  mes na ka hyrë një person që e kemi gjiton. Gruan e sulmon, e diskrediton, e mashtron, e shantazhon nëpërmjet dhunës  psikologjike, kurse mua nga ana fizike. Më shumë e kam sjellë këtë gruan se çfarë i thotë ai.

Hajrie: Unë i kam fshehur se nuk doja sherr, nuk doja të të futja në konflikt as ty e as fëmijët.

Qerim: Çfarë nuk i thotë, shumë herë i pret rrugën, shumë herë i del para./Klan Tv

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH