Bota

Zvicra pritet të organizojë konferencë ndërkombëtare për paqe në Ukrainë

Shkruar nga Liberale

Zvicra pritet të organizojë konferencë ndërkombëtare

Qeveria e Zvicrës ka thënë të mërkurën se do të jetë nikoqire e një konference ndërkombëtare të nivelit të lartë në muajin qershor për të ndihmuar në krijimin e një rruge drejt paqes në Ukrainë, pas më shumë se dy vjetëve të luftës që zhvillohet atje, dhe me shpresën që Rusia do të mund t’i bashkohet një ditë procesit të paqes.

Resorti Bürgenstock pritet të jetë vendi ku do të mbahet konferenca më 15-16 qershor.

Në të pritet të marrin pjesë zyrtarë qeveritarë prej dhjetëra shteteve, pas prezantimit të planeve nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe ministri i Jashtëm zvicrean, Ignazio Cassis.


E përditshmja zvicerane Neue Zürcher Zeitung ka raportuar të mërkurën se presidenti amerikan, Joe Biden pritet të marrë pjesë në samitin e shtatë vendeve më të industrializuara (G7) në Italinë fqinje më 13-15 qershor dhe ka mundësi që të marrë pjesë edhe në këtë konferencë.

Poll
SHQIPENGLISH