Globi

Ukraina: Sulmet e fundit ruse më masivet prej fillimit të luftës

Shkruar nga Liberale

Ukraina: Sulmet e fundit ruse më masivet prej fillimit të luftës

Një mori qytetesh ukrainase u sulmuan me mbi 120 raketa dhe dhjetra dronë të prodhimit iranian Shahed duke shkaktuar mbi 20 viktima në gjithë Ukrainën, përfshirë Kievin.

Në kryeqytetin ukrainas u shkatërrua një depo, një fabrikë dhe një objekt i lartë banimi ndërsa banorët e Kievit u zgjuan nga zhurma e goditjeve të forta të sulmeve ruse.

“U zgjova në orën shtatë e gjysmë të mëngjesit nga një zhurmë e tmerrshme. Ishte shumë e frikshme, raketat po fluturonin dhe gjithçka po gumëzhinte. Nuk dija çfarë të bëja. Ndërsa hyra në banjë, pasqyra u shkatërrua me një forcë të tillë që, pak sekonda më vonë, do të kisha pasur prerje gjithandej”, thotë Maria, banore e Kievit.

Sulme u kryen edhe në qytetin jugor të Zaporizhzhias.

“Dihet për katër të vdekur, janë dy gra dhe dy trupa të paidentifikuar. Dymbëdhjetë të plagosur janë në spital, disa refuzuan mjekimin. Gjithsej armiku ka lëshuar 10 raketa, kemi arritur të rrëzojmë një raketë”, tha zoti Malashko.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH