Një elefant ka sulmuar makinën e një turisteje 80-vjeçare e cila mbeti e vdekur në Parkun Kombëtar Kafue, Zambia.
Kjo është parë në një video e cila u bë virale dhe tregon momentin kur grupi me 6 turistë ndiqen nga elefanti. Nga pamjet shihet se automjeti po kalon në parkun kombëtar kur elefanti fillon t’i afrohet gjithnjë e më shpejt.
Mjeti ndaloi dhe kafsha e përmbys. Në makinë dëgjohet udhërrëfyesi duke bërtitur “hej, hej!”. Pastaj disa persona të tjerë fillojnë të bërtasin dhe ata. Përveç gruas së ndjerë e cila humbi jetën, turistët e tjerë u plagosën.