Administrata e Donald Trump ka njoftuar planin e ri për të larguar emigrantët e paligjshëm nga vendi.
Departamenti i Sigurisë tashmë ofron 1000 dollarë për të gjithë ata që lënë vendin vullnetarisht, teksa Shtëpia e Bardhë vijon planet për depërtimet masive.
“Nëse jeni këtu ilegalisht, vetë-deportimi është mënyra më e mirë, më e sigurt dhe më me kosto efektive për t’u larguar nga Shtetet e Bashkuara për të shmangur arrestimin. Ne tani po u ofrojmë të huajve të paligjshëm ndihmë financiare për udhëtim dhe një pagesë për t’u kthyer në vendin e tyre”, tha Sekretarja Kristi Noem.
Presidenti Donald Trump i ka bërë dëbimet masive nga Shtetet e Bashkuara një pjesë thelbësore të politikave të tij, por një proces i tillë është mjaft i kushtueshëm dhe kërkon shumë burime.
Shpenzimet dhe bileta e mundshme e avionit për emigrantët që largohen vullnetarisht do të kushtonin më pak se një deportim aktual, sipas agjencisë. Janë rezervuar bileta për këtë javë dhe javën pasardhëse.