Bota

TRONDITËSE! Po shoqëronin një të burgosur, vriten dy policë dhe plagosen tre të tjerë (detajet)

Shkruar nga Liberale

TRONDITËSE! Po shoqëronin një të burgosur, vriten dy

Franca është goditur nga një ngjarje e rëndë kriminale, ku dy policë kanë mbetur të vdekur, ndërsa 3 të tjerë janë plagosur, teksa ishin duke shoqëruar një të burgosur.

Furgoni me të cilën po transportohej i burgosuri nga burgu në drejtim të gjykatës është përplasur fillimisht nga një automjet pranë zonës ku kryhej pagesa e autostradës Incarville, midis Rouen dhe Evreux. Më pas, persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr në drejtim të policëve duke lënë të vdekur dy prej tyre, ndërsa 3 të tjerë janë plagosur. I burgosuri arriti të arratisej së bashku me personat që e ndihmuan në këtë ngjarje tejet të rëndë.

Personi që po transportohej në gjykatë ishte i përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe po shkonte për të dhënë dëshminë e tij mbi një vrasje të mbetur në tentativë. Ai është 30 vjeç dhe të martën e kaluar ishte dënuar me 18 muaj burg për vjedhje në supermarkete dhe dyqane në periferi të qytetit Evreux, midis gushtit dhe tetorit 2019.

Ai u dënua edhe për një tentativë vrasjeje në Saint-Etienne-de-Rouvray dhe është gjithashtu nën hetim në Marsejë për një vrasje të kryer më 17 qershor 2022 në Aubagne.

Poll
SHQIPENGLISH