Bota

TRONDITËSE/ Çmendet shoferi, merr para me makinë 7 nxënësit e shkollës, DETAJE nga ngjarja e rëndë (dyshohet se e bëri qëllimisht)

Shkruar nga Liberale

TRONDITËSE/ Çmendet shoferi, merr para me makinë 7

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin japonez të Osakës.

Sipas mediave të huaja, një burrë është arrestuar pasi ka përplasur me makinën e tij disa nxënës shkolle, ku 7 prej tyre mbetën të plagosur.

Autoritetet japoneze e kanë cilësuar incidentin si një sulm të qëllimshëm.

Fëmijët, të cilët po ktheheshin në shtëpi në momentin e ngjarjes, janë plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital. Fatmirësisht, ata kanë qenë të vetëdijshëm gjatë gjithë kohës dhe nuk raportohen në rrezik për jetën.

Autori i sulmit, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik, ka rrëfyer gjatë marrjes në pyetje se e ka kryer qëllimisht aktin. Ai është arrestuar nga policia me akuzën e tentativës për vrasje.

Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur motivet e këtij sulmi tronditës.

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH