Tornadot e fuqishme që goditën disa shtete të SHBA-së kanë shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha. Guvernatori i Kentuckyt, Andy Beshear, tha se 14 persona kanë humbur jetën në këtë shtet. Ndërkohë, në Missouri, 7 persona janë konfirmuar të vdekur dhe dhjetëra të tjerë dyshohet se janë plagosur.
Në Wisconsin, tornadot lanë pas vetes shtëpi të shkatërruara, çati të rrëzuara dhe pemë të prera. Qindra mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.
Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar se tornadot do të vazhdojnë dhe pritet të godasin Teksasin, Kansasin dhe Oklahomën gjatë ditës së shtunë. Po ashtu, stuhitë mund të prekin edhe Illinoisin dhe të shtrihen deri në New Jersey dhe bregun lindor të vendit.