Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë 9-vjeçare në Finlandë, teksa një i mitur ka ndërruar jetë pasi është plagosur me armë.
Ndërkohë autori i sulmit ishte një 15-vjeçar, nxënës i shkollës, i cili hapi zjarr në një klasë me nxënës 12-vjeçarë. Nga plagët e marra, një nga fëmijët ndërroi jetë rrugës për në spital, teksa dy të tjerë janë ende në gjendje të rëndë.
Pasi kreu sulmin, adoleshenti u larguam e vrap nga shkolla, por policia arriti ta arrestonte pas rreth 50 metrash.
Nuk dihet ende shkaku i këtij sulmi, teksa ngjarje të tilla nuk janë të shpeshta në vendin nordik.