Bota

TRAGJEDI në Itali! 21-vjeçari sulmohet për vdekje me thikë pranë shtëpisë së tij

Shkruar nga Liberale
TRAGJEDI në Itali! 21-vjeçari sulmohet për vdekje me thikë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Itali në qytetin Abbiategrasso, pranë Milanos.

Një 21-vjeçar me origjinë egjiptiane është vrarë me thikë gjatë natës.

Ai u gjet i plagosur rëndë në rrugën Bruno Fusè dhe ndërroi jetë pak më vonë në spital.

Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit të së shtunës, kur një banor i zonës, duke u kthyer në shtëpi, pa trupin e pajetë të të riut në një kompleksi banesash publike dhe thirri menjëherë për ndihmë.

Mjekët që mbërritën në vendngjarje konstatuan plagë të shumta me thikë në gjoks dhe krah, dhe viktima ndodhej pa ndjenja. Ai u transportua menjëherë në spital, ku fatkeqësisht pësoi arrest kardiak dhe ndërroi jetë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH