Bota

TENSIONET mes Indisë dhe Pakistanit, reagon ASHPËR Trump: Ky është turp...

Shkruar nga Liberale

TENSIONET mes Indisë dhe Pakistanit, reagon ASHPËR Trump: Ky

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar pas tensioneve në rritje mes Indisë dhe Pakistanit, duke i cilësuar ato si “turp” dhe duke shprehur shpresën se përplasjet do të përfundojnë sa më shpejt.

Trump i bëri këto komente pas sulmeve ajrore të Indisë në territorin pakistanez dhe në rajonin e kontestuar të Kashmirit, një konflikt që ka zgjatur për shumë kohë mes dy vendeve.

“Ky është turp. Sapo dëgjuam për të. Mendoj se njerëzit e kishin parandier se diçka do të ndodhte, duke pasur parasysh ngjarjet e kaluara. Ata kanë qenë në konflikt për një kohë shumë të gjatë. Shpresoj vetëm që gjithçka të përfundojë sa më shpejt,” tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërkohë, sekretari i Shtetit të SHBA, Marco Rubio, e ka theksuar se situata po monitorohet nga afër dhe se vendi do të vazhdojë të angazhohet me partnerët e tij në rajon për të nxitur “zgjidhje paqësore”. Përmes një postimi në platformën “X”, Rubio deklaroi se kishte zhvilluar biseda me këshilltarët e sigurisë kombëtare të Indisë dhe Pakistanit, duke i kërkuar të dyja palëve të mbajnë kanalet e komunikimit të hapura dhe të shmangin çdo përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH