Bota

Situatë ALARMANTE/ Kërcënon Irani: Gishtin e kemi në këmbëz! Shënjestrën e kanë te objektet bërthamore të Izraelit

Shkruar nga Liberale

Situatë ALARMANTE/ Kërcënon Irani: Gishtin e kemi në

Disa ditë më parë Irani vendosi të ndërmarrë një sulm me dronë kundrejt Izraelit i cili nuk rezultoi i suksesshëm pasi dronët u shkatërruan nga forcat izraelite, amerikane dhe britanike. 

Pas kësaj situate të tensionuar ka patur reagime nga BE, SHBA, Izraeli, Rusia dhe gjithashtu Irani që së fundmi ka lënë të hapur se mund të rishikojë doktrinën e tij bërthamore, ka njoftuar një komandant i lartë i Gardës Revolucionare iraniane.

“Kërcënimet e regjimit sionist kundër objekteve bërthamore të Iranit bëjnë të mundur rishikimin e doktrinës sonë bërthamore”, tha Ahmad Haghtalab, përgjegjës për sigurinë bërthamore të Iranit.

“Nëse regjimi sionist dëshiron të ndërmarrë veprime kundër qendrave dhe objekteve tona bërthamore, ne me siguri dhe në mënyrë kategorike do të reagojmë me raketa të avancuara drejt tyre”, shtoi Haghtalab.

Komandanti tha se objektet bërthamore të Izraelit janë identifikuar, duke paralajmëruar se “gishti i Iranit është në këmbëz”, shkruan skynews.

Ndryshe, Teherani gjithmonë është shprehur se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore.

Por, me sa duket, tashmë shteti iranian po ndërron mendje.

Kjo pasi thuhet se goditja e objekteve bërthamore të tij është në tryezën e opsioneve që po shqyrtohen nga Izraeli për t’u hakmarrë pas sulmit.

Poll
SHQIPENGLISH