Bota

Si e tradhtoi një vidë? Shqiptari kapet me drogë me vlerë 2 milionë euro

Shkruar nga Liberale

Si e tradhtoi një vidë? Shqiptari kapet me drogë me vlerë 2

Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar për trafik droge. Atë e tradhtoi një vidë që mungonte në derën e makinës Fiat Panda ku po udhëtonte në një rrugë mes Frosinone-s dhe Caserta-s në Itali.

Ky detaj nuk i shpëtoi policisë, të cilët nisën një kontroll në makinë e vogël. Aty zbuluan jo pak, por 1 kilogramë kokainë të pastër.

Siç shkruajnë mediat italiane, nëse do të nxirrej në treg, droga do të kishte një vlerë mes 1.6 deri në 2.1 milionë euro.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për të zbuluar personat e tjerë që mund të fshihen pas kësaj veprimtarie të paligjshme.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH