Bota

PËR ÇFARË BËHET FJALË? Trump URDHËRON nisjen e hetimeve ndaj Biden!

Shkruar nga Liberale

PËR ÇFARË BËHET FJALË? Trump URDHËRON nisjen e

Administrata e residentit Donald Trump ka hapur një hetim të pazakontë për të shqyrtuar nëse ish-presidenti Joe Biden ishte mendërisht i aftë kur dha disa falje presidenciale në fund të mandatit të tij. Në qendër të hetimit është përdorimi i një pajisjeje të quajtur “autopen”, e cila nënshkruan automatikisht dokumentet zyrtare në mungesë të firmës fizike të presidentit. Sipas avokatit ultra-MAGA, Ed Martin, i cili po udhëheq hetimin, dyshimet lindin nga fakti që disa nga faljet janë dhënë për anëtarë të afërt të familjes së Biden, përfshirë djalin e tij Hunter Biden, i cili ishte dënuar për shkelje tatimore dhe posedim armësh.

Martin pretendon se përdorimi i autopenit mund të tregojë se Biden nuk ka qenë në dijeni të plotë të veprimeve të tij ose se persona të tjerë kanë ndërhyrë në proces, duke përfituar nga gjendja e tij shëndetësore.

Hetimi ka si qëllim të përcaktojë nëse faljet presidenciale janë dhënë në mënyrë të ligjshme dhe në përputhje me Kushtetutën, e cila i jep presidentit kompetenca të gjera në këtë fushë. Në fokus janë edhe faljet parandaluese të dhëna për vëllezërit e Biden-it, motrën dhe bashkëshortët e tyre, si dhe mëshira për 37 të burgosur federalë që kishin marrë dënim me vdekje, por u kthyen në burgim të përjetshëm.

 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH