Bota

TRAGJIKE/ U zunë pritë nga persona të armatosur, VRITEN 5 oficerë policie

Shkruar nga Liberale

TRAGJIKE/ U zunë pritë nga persona të armatosur, VRITEN 5

Pesë oficerë policie u vranë brutalisht të hënën në Chiapas, Meksikë, pasi ranë në një pritë nga persona të armatosur. Ngjarja ndodhi në zonën Frontera Comalapa, teksa policët ishin në patrullim, bëri të ditur guvernatori i shtetit, Eduardo Ramirez.

Ministria e Sigurisë publikoi një foto të një makine policie të djegur plotësisht, e cila u gjet e braktisur në rrugë. Si reagim ndaj sulmit, autoritetet vendosën mbi 1,000 oficerë në zonë për të garantuar rendin dhe hetuar ngjarjen.

Chiapas, që kufizohet me Guatemalën, është kthyer në një zonë lufte mes bandave kriminale që luftojnë për kontrollin e rrugëve të kontrabandës dhe zhvatjes. Dhuna e lidhur me kartelet ka shkaktuar mbi 480,000 viktima në Meksikë që nga viti 2006, kur nisi ofensiva shtetërore kundër drogës.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH