Bota

Aksident tragjik në Meksikë/ Humbin jetën 11 persona, mes tyre edhe fëmijë

Shkruar nga Liberale.al

Aksident tragjik në Meksikë/ Humbin jetën 11 persona, mes tyre

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe 17 të tjerë janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur në shtetin e Nuevo Leon, kur një autobus turistik është përmbysur gjatë rrugës nga Monterrey drejt Tampico.

Sipas mediave ndërkombëtare, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë përgjumja e shoferit, i cili ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka goditur një barrierë mbrojtëse, çka ka çuar më pas në përmbysjen e autobusit.

Fatkeqësisht, në mesin e viktimave ndodhen edhe dy fëmijë të moshës 5 vjeç. Ndërkohë, disa nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.

 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH