Bota

Zbulohen shkaqet zyrtare të vdekjes së tri motrave të vogla në SHBA, babai i tyre në arrati, i akuzuar për vrasje

Shkruar nga Liberale
Zbulohen shkaqet zyrtare të vdekjes së tri motrave të vogla

Janë zbuluar shkaqet paraprake të vdekjes së tri vajzave të mitura, të cilat u gjetën pa jetë më 2 qershor në Chelan County, Uashington, SHBA.

Paityn Decker (9 vjeç), Evelyn Decker (8 vjeç) dhe Olivia Decker (5 vjeç) ishin raportuar të zhdukura që më 30 maj, pas një vizite te babai i tyre. Sipas raportit paraprak të gjykatës, vajzat dyshohet se kanë humbur jetën nga asfiksia.

Autoritetet vazhdojnë kërkimin për babain e tyre, Travis Decker, 32 vjeç, i cili është në arrati. Ai tashmë është akuzuar zyrtarisht për tre vrasje të shkallës së parë dhe një rrëmbim, përveç akuzave të mëhershme për shkelje të kujdestarisë prindërore.

Policia ka gjetur makinën e Decker pranë një kampingu, ku u zbuluan edhe trupa e vajzave, si dhe gjurmë që tregojnë për qëndrim të fundit atje. Brenda makinës u gjetën ushqime, batanije dhe sende personale.

Hetimet tregojnë se Decker ishte larguar nga kampingu një ditë para zhdukjes së vajzave dhe konsiderohet person i rrezikshëm për publikun, pasi ka përvojë ushtarake.

Vajzat ishin në një vizitë të planifikuar sipas marrëveshjes prindërore, por babai kishte dalë jashtë kushteve të saj, duke ngjallur shqetësim tek autoritetet dhe familjare.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH