Bota

Shtëpia e tmerrit" në Spanjë: Tre fëmijë panë diellin për herë të parë pas 4 vitesh izolim

Shkruar nga Liberale.al
Shtëpia e tmerrit" në Spanjë: Tre fëmijë panë

Një rast tronditës abuzimi ndaj fëmijëve është zbuluar në Oviedo të Spanjës, ku policia ka shpëtuar tre të mitur të mbajtur në izolim total që nga viti 2021. Fëmijët, dy binjakë 8-vjeçarë dhe një vëlla 10-vjeçar, nuk kishin dalë asnjëherë nga shtëpia gjatë këtyre katër viteve, që nga fillimi i pandemisë së COVID-19.


Prindërit e tyre, Christian Steffen, 53 vjeç, me origjinë gjermane, dhe bashkëshortja e tij amerikane, Melissa Ann Steffen, 48 vjeçe, kishin zgjedhur të jetonin të mbyllur, duke izoluar plotësisht edhe fëmijët. Policia e përshkroi ambientin si një "shtëpi tmerri", ku fëmijët flinin në krevate të vegjël, përdornin ende pampersa dhe jetonin në kushte të rënda higjieno-sanitare.


Më tronditëse ishte reagimi i fëmijëve në momentin që u nxorën jashtë: ata panë për herë të parë dritën e diellit, nisën të hiperventilojnë dhe u shtrinë mbi bar, duke prekur tokën me duart e tyre, si të mos e kishin ndjerë kurrë më parë.
Hetimet zbuluan se çifti kishte blerë në mënyrë të paligjshme medikamente që përmbanin THC, substanca aktive e kanabisit, dhe ia kishin dhënë fëmijëve si "trajtim" për ADHD, ndonëse nuk kishte asnjë provë mjekësore që ata vuanin nga kjo gjendje. Muret e dhomave ishin të mbushura me vizatime të errëta dhe shqetësuese, ku dominonin figura përbindëshash dhe skena të frikshme.


Çifti u arrestua dhe përballet me akuza të rënda për abuzim ndaj të miturve, trajtim çnjerëzor dhe posedim të substancave të ndaluara. Nëse shpallen fajtorë, ata mund të dënohen deri në 7 vite burg.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik, ndërsa autoritetet spanjolle po hetojnë më thellë për të kuptuar si ka qenë e mundur që një situatë e tillë të mos zbulohej për kaq gjatë. Tre fëmijët janë aktualisht nën kujdesin e shërbimeve sociale dhe po marrin trajtim mjekësor dhe psikologjik.

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH