Bota

Rusia breshëri raketash në Kiev, katër viktima nga sulmet e fundit

Shkruar nga Liberale

Rusia breshëri raketash në Kiev, katër viktima nga sulmet e

Rusia ka sulmuar kryeqytetin ukrainas me një breshëri raketash dhe dronësh mëngjesin e kësaj të shtune duke lënë të vrarë të paktën katër persona.

Moska lëshoi 39 dronë të llojit Shahad si dhe katër raketa balistike.

Si pasojë  e goditjeve  në qarkun Shevçenkivski, ka patur  dëme materiale në një ndërtesë banimi, në një linjë të furnizimit me ujë dhe në hyrjen e një stacioni të metrosë.

Dronë dhe raketa janë rrëzuar nga frocat e ushtrisë ukrainase në disa rajone të vendit.

Nga goditjet ukrainase u përfshinë nga flakët zonat industriale në  rajonet Kaluga dhe Tula, por nuk raportohet për viktima.

Prej 3 vitesh Moska ka sulmuar Kievin dhe pavarësisht  përpjekjeve ndërkombëtare agresioni mbetet i ashpër./vizionplus.tv

Poll
SHQIPENGLISH